BALLKAN, 5 Prill 2023, 15:19

"Kosova dhe Serbia dakordësi për deklaratën rreth të pagjeturve", Borrell e zbulon: Kurti dhe Vuçiçi e miratojnë në...

"Kosova dhe Serbia dakordësi për deklaratën rreth të

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter.

Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur ka ardhur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve.

“Serbia dhe Kosova janë zotuar me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin. Bashkimi Evropian pret që të dyja të respektojnë të gjitha obligimet dhe të fillojë zbatimi sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim të mundshëm”, tha ai.

“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, shkruan ai në Twitter.