BALLKAN, 4 Prill 2023, 15:09

Pranverë në prill? Në Serbi reshje bore 14 orë pa ndërprerje, bllokohen zonat malore, disa të plagosur

Pranverë në prill? Në Serbi reshje bore 14 orë pa

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Serbinë qendrore dhe veriore që prej ditës së djeshme. Bora bie pa pushim prej 14 orësh duke shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qarkullimi në vendbanimet e zonave malore është bërë i pamundur. Po ashtu raportohet se në disa fshatra malore ka mungesë të energjisë elektrike.

Beograd, lartësia e borës ka shkuar deri në 15 cm, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme për muajin prill. Në pjesët qendrore të qytetit, pemët kanë rënë, duke plagosur kalimtarë dhe duke shkaktuar dëme në automjetet e parkuara.

Po ashtu raportohet se dy studentë kanë mbetur të plagosur nga një degë e rënë dhe janë dërguar në spital. Në një autostradë afër qytetit të Kragujevacit, një autobus doli nga rruga për shkak të prezencës së akullit dhe ra në një kanal, ndërsa 18 pasagjerë janë lënduar.