TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet dita e dytë e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ditën e sotme do të dëgjohen ekipet mbrojtëse të ish-krerëve.
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, është shprehur se Thaçi nuk e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime, por sipas tij, nuk janë bërë nga UÇK-ja.
Sipas Kehoes, krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë.
“Janë kryer krime, por jo të motivuara. Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë. E ka informuar edhe në Këshillin e Sigurimit, por e kundërshton pretendimin se janë kryer krime nga udhëheqja e UÇK-së”, ka thënë avokati.