TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së iu është bashkuar reagimeve për procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se këto akuza për krime lufte janë gol ndaj shqiptarëve. Mes të tjerash Goxhaj tha se pavarësisht protestave që po mbahen, ky proces po i shërben Beogradit.
“Është marrë një model diku dhe po eksperimentohet në Kosovë, është një gol që po i bëhet shqiptarëve. Marshimet në Kosovë nuk ndikojnë në vendimmarrje, Gjykata nuk ndikohet nga asnjë veprimtari pasi ka mbështetjen e SHBA. Unë jam dakord me zërat kritikë që thonë se protesta duhet të mbahej në fillim. Nuk kanë asnjë ndikim, kjo është Gjykatë e Kosovës por e zhvendosur në Hagë. Gjykatësit janë të huaj dhe nuk kuptojnë se çfarë po ndodh, nuk ka asnjë lidhje. Protesta e sotme ishte e vakët dhe nuk do vazhdojë, kemi të bëjmë me gjykatës që kanë eksperiencë, ata kanë kaluar gjëra më të rënda se protesta.
Thonë që ne nuk e kemi me UÇK, por në momentin që t’i fut përgjegjësinë komanduese, i përket organizatës. Në një grup kriminal nuk ka përgjegjësi komanduese, por këta po akuzohen për pjesëmarrje në organizatë. Këta duan ta bëjnë politike, realiteti është se procesi është kundër UÇK, kushdo që e thotë këtë është duke i shërbyer Beogradit. Unë mendoj se Prokuroria është gjetur e papërgatitur, ndërkohë që hetimi duhet të zgjatej. Procesi hetimor vazhdon dhe këta po paguajnë këtë proces, largimi i tyre nga forca politike u bë për të sjellë persona të tjerë. Prokuroria nuk po arrin të plotësojë afatet dhe të plotësojë hetimet.”, tha ish-luftëtari i UÇK për Panoramatv.