TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Gjykatës Speciale ndërsa ka përsëritur se “UÇK-ja nuk është në gjykim”.
Rohde ka thënë se e kupton demonstratën e djeshme në Prishtinë, por megjithatë ka kundërshtuar pretendimet e shtruara aty.
“Nuk është UÇK-ja që po gjykohet, por individët që që po akuzohen për krime të rënda të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për zhdukje të personave dhe torturës.
Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë.” – u shpreh ambasadori.