TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Londër -Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka zhvilluar një takim në Londër, me gjashtë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim kanë qenë prezent edhe i dërguari special i MB për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, përfaqësuesi special i BE, Miroslav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë hapa të qartë që tregojnë se ka një interes të shtuar sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Takimi në Londër vjen edhe si pasojë e shtimit të tensioneve në rajon.
Ministrja e Jashtme, Truss, u shpreh se MB "ka rritur përpjekjet për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon", se "ky është një moment kritik për Ballkanin Perëndimor dhe se është kritike që paqja, liria dhe demokracia që u fituan me vështirësi për 20 vite, të ruhen".
Në takim ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.
