BALLKAN, 14 Dhjetor 2021, 17:08

Rekord viktimash në Greqi, 130 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Rekord viktimash në Greqi, 130 vdekje nga koronavirusi në 24 orët

Shifra rekord viktimash në 24 orët e fundit në Greqi nga koronavirusi. Mësohet se përgjatë këtij intervali janë regjistruar 130 vdekje. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 19,475 vdekje.

Gjithashtu, u regjistruan edhe dhe 5,736 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rastevenë Greqi është 1.012.659, ndërkohë që në intubim janë 700 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 568 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 132 janë të vaksinuar plotësisht.