BALLKAN, 14 Dhjetor 2021, 22:37

Pacolli: Ambasadori rus në Beograd është plot urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve!

Pacolli: Ambasadori rus në Beograd është plot urrejtje ndaj

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, deklaroi se ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Botsan Kharchenko është plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Pacolli tha se ai do të duhej të ishte i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik.

“Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik.

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjërës.

Dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës. “Turp për ju Ambasador Kharchenko”, shkruan Pacolli.