BALLKAN, 14 Dhjetor 2021, 20:04

Presidenti i Maqedonisë së Veriut viziton nesër Kosovën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut viziton nesër Kosovën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të vizitojë Kosovën.

Ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.