AKTUALITET, 5 Dhjetor 2021, 12:46

Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Meta përshëndet emërimin: Britania, partnere e qëndrueshme për promovimin e lirisë

Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i shtetit theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

Postimi i plotë:

Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.

Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.