BALLKAN, 14 Dhjetor 2021, 16:47

Sherr mes grave në një qendër tregtare, plagoset me thikë njëra prej tyre, policia jep detajet

Sherr mes grave në një qendër tregtare, plagoset me thikë

Një grua në Prishtinë ka qëlluar me thikë një grua tjetër në një qendër tregtare në rrugën B.

Zëdhënësja e policisë  Flora Ahmeti ka deklaruar se autorja është arrestuar ndërsa e plagosura është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në  Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër).

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast është  arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.