BALLKAN, 10 Shtator 2022, 21:52

Sulmet terroriste të 11 shtatorit/ Një pjesë metali e Kullave Binjake do të vendoset në një memorial në Kosovë

Sulmet terroriste të 11 shtatorit/ Një pjesë metali e Kullave

Sulmet terroriste të cilat ndodhën 21 vjet më parë në Kullat Binjake në SHBA tronditën botën duke lënë të vdekur rreth 3000 njerëz.

Prej atëherë e deri në ditët e sotme kërcënimet terroriste prekën gjithë globin derisa morën kundërpërgjigje të ashpër nga SHBA dhe aleatët e saj.

Ndërkohë që nesër shënohet 21-vjetori i sulmeve terroriste, një pjesë e metalit nga kullat binjake ka ardhur në Kosovë ku do të vendosen të dielën në Pejë në memorialin që u dedikohet viktimave të 11 shtatorit në Nju-Jork.

Kjo iniciativë e nisur nga Rotary Club Peja thuhet se është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore.

“Kjo është pjesa nga kullat binjake në New York që ka ndodhur ngjarja me 11 shtator 2001 dhe është memoriali i parë i këtij lloji që  ndërtohet në Evropën Juglindore“, tha Arbër Asllani, organizator, kryetar i Rotary Club Peja.

Ai tha se kjo është si memoria, është kujtim dhe miqësi, si shenjë përkujtimi për viktimat që kanë rënë në ato ditë tragjike.  Iniciativa është mbështetur nga ambasada amerikane dhe kampi Bondsteel./RTK