TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitje rutinë dhe për këtë arsye do të ketë një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren. Stërvitja do të zhvillohet nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti.
Sipas KFOR-it, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për njohje nga afër dhe për aktivitete integruese me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.
“Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.
Stërvitja do të nisë thuajse 1 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësjonë lëvizjen e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.