TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas sulmeve kiberenetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se sot janë hakeruar faqet online të Policisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
Sakaq nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë.
Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj sikur ndodhi më 15 Korrrik.
Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur këtë shtunën me sulm kibernetik.
Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.