BALLKAN, 10 Shtator 2022, 09:47

Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci/ Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur! Mes viktimave edhe…

Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci/ Treni i pasagjerëve

Një tren pasagjerësh dhe mallrash janë përplasur në afërsi të Novoskës. Raportohet deri tani për të paktën 3 viktima dhe 11 të plagosur.

Në mesin e të lënduarave janë edhe disa shtetas të huaj nga Irani, raporton Index.hr. Ndërsa viktima mësohet se janë shtetas kroatë.


Përplasja e trenit të pasagjerëve me trenin e mallrave ndodhi rreth orës 21:35 mbrëmjen e së premtes.

Makinisti, i cili humbi jetën në aksident, raportohet se ishte me përvojë në punë dhe kishte mbetur pak kohë përpara se të dilte në pension.

“Treni i pasagjerëve është përplasur me atë të mallrave për shkak të një problemi me frenat. Shoferi që vdiq ishte me përvojë, ishte një burrë i moshuar që do të dilte në pension. Gjoja ishin punimet aty”, na tha burimi.

Në vendin e aksidentit mbërriti mbrëmë kryeministri Andrej Plenkoviq, i shoqëruar nga ministrat Oleg Butkoviç, Davor Bozhinoviç, Vili Berosh dhe Marin Piletiç dhe prefekti i Qarkut Sisak-Mosllavinë, Ivan Celjak.

“Ishte një situatë e ndërlikuar. Së pari ishte errësirë, së dyti duhej ndërprerë energjia. Ishte zonë e largët, nuk mund të ndalosh makinën dhe thjesht të dalësh, por të gjitha shërbimet e urgjencës kanë ndihmuar njëri-tjetrin, duke u kujdesur për kë të mundnin. Fatkeqësisht kemi edhe tre persona të vdekur”, tha drejtoresha e urgjencës, Grba Buljeviq për HRT.

Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci/ Treni i pasagjerëve

Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci/ Treni i pasagjerëve

Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci/ Treni i pasagjerëve