BALLKAN, 13 Prill 2024, 14:04

Detaje nga vrasja e 21-vjeçares, si i riu qëlloi për vdekje ish-bashkëjetuesen dhe i plagosi të vëllanë e mitur

Detaje nga vrasja e 21-vjeçares, si i riu qëlloi për vdekje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj Valon Aliut, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëjetueses, Erona Cokli dhe plagosjen e vëllait të saj në Qendrën e Punëve Sociale në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E,C., me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe ka plagosur në krah vëllain e të ndjerës – i mitur, me çka kreu veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit ZORAKI M 2906-T, me një karikator të zbrazur, e cila më 12 prill 2024, i’u është konfiskuar nga policia, me çka kreu veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

21-vjeçarja u qëllua për vdekje në institucionin shtetëror nga 36-vjeçari, dyshohet pas një konflikti për djalin e tyre./Sinjali