BALLKAN, 2 Dhjetor 2023, 09:20

Anëtari i FSK, u arrestua si i përfshirë për vrasjen e 30-vjeçares, flet i vëllai: Atë natë ka qenë në shtëpi! Ishte shumë i lidhur me Liridonën, u rritëm bashkë

Anëtari i FSK, u arrestua si i përfshirë për vrasjen e

Anëtari i Forcave Speciale të Kosovës, Kushtrim Kokolla, është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murseli, krim i ndodhur mbrëmjen e së mëkurës (29 nëntor) në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Kushtrim Kokolla, dyshohet të ketë bashkëpunuar me dajën e tij, Naim Murselin, bashkëshortin e vitkimës, dhe Granit Plavën, i cili dyshohet se është vrarësi, për ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve të mitur.

Ata u arrestuar pasditën e së premtes (1 dhjetor) gjatë operacioneve policore në Gjakovë, disa orë pas ceremonisë mortore të 30-vjeçares, të organizuar nga vetë bashkëshorti i saj.

I vëllai i anëtarit të FSK, është shprehur se janë të shokuar nga ngjarja, por theksoi se i vëllai atë mbrëmje ka qenë në shtëpi.

Ai deklaroi se nuk besoj që Kushtrim Kokolla të jetë i përfshirë në krim dhe se kanë qenë shumë të lidhur me Liridonën.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di.  Vallahi nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!

Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka thënë Kanon Kokolla për Indeksonline.

Pas arrestimit të tij reagoi edhe Ministria e Mbrojtjes, duke u shprehur se: “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.

Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”