TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmë. Pas vrasjes së një vajze të re, e cila u gjet në një makinë, viktimë këtë herë ka ngelur një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla pohoi se personi erdhi i plagosur në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.
“Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60 vjeçare. Ai është plagosur nga një armë e ftohtë. Përkundër që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka thënë ai. Ka dyshime se dhëndri, Edon Bujupi, ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes.