BALLKAN, 1 Dhjetor 2023, 18:08

Merr tjetër rrjedhë ekzekutimi i 33-vjeçares në Kosovë, dyshohet se autor i vrasjes është edhe bashkëshorti i saj

Merr tjetër rrjedhë ekzekutimi i 33-vjeçares në

Mbrëmjen e së mërkurës, një vrasje në rrugën “Dalip Alshiqi” tronditi Prishtinën. Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Burime të Indeksonline po ashtu pohojnë se janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.
Ky i fundit është arrestuar po ashtu nga policia.

Burime të Indeksonline kanë shtuar se i dyshuari në fjalë është Granit Plava.

Plava ka pranuar akuzën, duke shtuar dyshimet që vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Ai dhe Murseli raportohet të jenë bashkëfshatarë.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia.