BALLKAN, 30 Nëntor 2023, 09:48

Policia jep detaje nga vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë: U qëllua brenda në makinë. Burri arriti të dilte nga mjeti së bashku me dy fëmijët!

Policia jep detaje nga vrasja e 33-vjeçares në Prishtinë: U

Dyshohet se viktima, e cila është bashkëshortja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli është vrarë nga disa grabitës.

Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në rrugën Dlip Alshiq në kryeqytet kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u  ka kërkuar sendet me vlerë.

Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje, sipas raportimeve.

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.

Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia e Kosovës.