BALLKAN, 1 Dhjetor 2023, 15:30

Lavrov flet për situatën në Kosovë: Pse jam i shqetësuar për Serbinë

Lavrov flet për situatën në Kosovë: Pse jam i

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mbajti nga Shkupi një konferencë të tensionuar me gazetarët, ku u ndal dhe te zhvillimet në Ballkan, specifikisht në Bosnje dhe Kosovë. Lavrov hodhi akuza ndaj Perëndimit se po përpiqet të prishë unitetin e arritur në Bosnje Hercegovinë, ku tre popuj jetojnë prej vitesh në një shtet.

“Mos lejoni që perëndimi të ju kthejë njërin shtet kundër tjetrit. Një popull kundër tjetrit. Shikoni se çfarë ndodhë në Bosnje. Kanë arritur një marrëveshje që tre popuj të jetojnë në një shtet. Dhe tani po tentojnë që ta prishin këtë unitet. Mund të kalojmë shumë kohë duke folur për këtë gjë por ju siguroj se kam ndjenja të ngrohta për njerëzit e Maqedonisë”, tha Lavrov.

Ministri rus shprehu indiferentezim ndaj konkluzioneve të Samitit të OSBE, si dhe u ndal dhe te situata në Kosovë. Lavrov bëri fajtor Bashkimin Evropian për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku nënvizoi se pas 10 vitesh nga arritja e marrëveshja për Asocacionin, nuk kemi ende asnjë progres në implementimin e tij.

Ministri deklaroi mbështetjen ndaj Beogradit dhe e cilësoi Kosovën si rajon të Serbisë.

“Jam indiferent ndaj konkluzioneve të këtyre sesioneve, pasi nuk janë për njerëzit e Evropës por për katër persona specifik dhe kjo është për të ardhur keq. Ajo që po ndodhë rreth Kosovës dhe Serbisë lidhet me konteksin e asaj që e shohim në OSBE. Fillimisht arrijnë një marrëveshje, pastaj festojnë rezultatet dhe pastaj ngadalë fillojnë të shikojnë fillimin e një sabotazhi të përmasave më të vogla dhe pastaj më të mëdha. Unë tashmë ju dhashë disa shembuj të marrëveshjeve që janë shkatërruar më pas në mënyrë metodologjike nga perëndimi.

E mbaj mend BE-në si ndërmjetësi i madh në shumë situata, që ishte duke vepruar në thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme për tu bërë një urë lidhëse mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe në vitin 2013, më shumë se 10 vite më parë, deklaruan në mënyrë solemne se kishin arritur marrëveshje për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Dhjetë vjet më parë dhe asgjë s’ka ndodhur ende. Njerëzit që ishte vendosur të jenë liderë të këtij rajoni serb, refuzuan të pajtohen me gjithçka. Dhe çfarë bëri Bashkimi Evropian. A kërkoi diçka prej tyre. Jo. Vetëm kërkuan nga Serbia që ta ndryshojë pozicionin. Ata tashmë kanë krijuar një dokument të ri për krijimin e Asociacionit në Kosovë, që është më ndryshe nga ai që ishte nënshkruar dhjetë vite më parë. Dhe kjo duket sikur shumë marrëveshje të tjera të OSBE-së nga e kaluara. Serbëve ju është thënë: “Nëse dëshironi ti bashkoheni BE-së. Nuk do të hapin një kapitull tjetër për bisedimet nëse nuk i merrni të gjitha vendimet e juaja të jashtme politike të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë”. Kështu Europa dëshiron që t’i bindë ata. Ata ju thonë se nuk do ti pranojnë nëse nuk e njohin Kosovën ose të paktën ta përkrahin pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. A është kjo në të vërtetë?

Jam shumë i shqetësuar për popullin e Serbisë.  E kam parë se çfarë i kanë bërë Beogradit. Të njëjtit njerëz që tani po thonë se në Evropë për herë të parë po ndodhë një luftë, ajo në Ukrainë, sikur të mos kishte luftë në vitin 1999. Po e shoh se tani po e ndjekin politikën e njëjtë edhe me Republikën Sërpska, dhe janë duke e bërë të njëjtën gjë kundër atyre që janë duke punuar për interesin e njerëzve të tyre. Ata që duan ta ruajnë dinjitetin e tyre si politikanë. Për fat të keq ka shumë pak njerëz të tillë ndërsa të tjerët janë duke lëvizur në një drejtim tjetër”, tha Lavrov.