TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së bashkëshortes së ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli.
Behgjet Pacolli, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vrasja e 33-vjeçares Liridona brenda makinës, është në lajm i tmerrshëm dhe tragjedi për familjen Murseli.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona”, shkruan politikani.
Dyshohet se viktima është vrarë nga grabitës rreth orës 20:26 të mbrëmjes së të mërkurës (29 Tetor).
Liridona Murseli po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në rrugën Dlip Alshiq në kryeqytetin e Kosovës kur dyshohet se një person i panjohur i ka ndaluar dhe u ka kërkuar sendet me vlerë.
Naim Murseli ka arritur të largohet nga makina me dy djemtë, ndërsa 33-vjeçarja është qëlluar për vdekje, sipas raportimeve.