BALLKAN, 1 Dhjetor 2023, 18:15

Deklarata tronditëse, autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit pranon para policisë: Jam paguar nga bashkëshorti i saj

Deklarata tronditëse, autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, Granit Plava, ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes tyre. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me grabitje.