BALLKAN, 30 Nëntor 2023, 16:56

I vranë gruan në prani të tij dhe të fëmijëve, zbardhet dëshmia e ish-këshilltarit të Pacollit: Grabitësit erdhën me BMW, na ndaluan dhe...

I vranë gruan në prani të tij dhe të fëmijëve,

Kosova është tronditur mbrëmjen e shkuar, ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti e vrarë një 33-vjeçare.

Liridona Murseli e cila u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Viktima ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Në rrugën “Dalip Alshiqi” dyshohet se familja Murseli ra pre e një grabitje.

Një person i armatosur iu ka ndaluar dhe iu ka kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas grabitësi ka qëlluar me armë në drejtim të familjes Murseli.

Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Dy persona dyshohet se kanë qenë autorët e krimit të rëndë. Lidhur me ngjarjen tragjike është marrë në pyetje bashkëshorti i 33-vjeçares i cili ka deklaruar se grabitësi ishte me një makinë tip BMW me targa të huaja dhe vrasja ka ndodhur pasi ka marrë paratë dhe telefonat. Nga autoritetet policore ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë opinion publik.