AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 12:13

Balla: Kjo mund të jetë data e zgjedhjeve lokale

Balla: Kjo mund të jetë data e zgjedhjeve lokale

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha pas përfundimit të takimit me presidentin Ilir Meta se ka dy opsione për datën e zgjedhjeve lokale në 2019.

Sipas tij mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.

“Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. ”Shpjegoi Balla.

Deklarata:

Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të.

Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore. TPZ.AL