AKTUALITET, 18 Mars 2019, 10:28

PS mbledh Kongresin në 23 mars, zbulohen vendimet që do merren

PS mbledh Kongresin në 23 mars, zbulohen vendimet që do merren

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në datën 23 mars, në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se vendimi për mbledhjen e Kongresit të shtunën është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë mëngjesin e sotëm.

Burime nga mbledhja e Kryesisë bëjnë me dije  se Kongresi do te jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme. Fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiake vetëm për qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar të gjithë kryeministrat e PS ndër vite. Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili pritet të marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

Ftesa për ish kryeministrat e PS është bërë sipas përcaktimeve të statutit, ku ndër të tjera thuhet se në Kongres ftohen të gjithë ish-kryeministrat e PS dhe ish-kryetarët socialistë.