AKTUALITET, 25 Maj 2021, 09:23

Babai i gazetarit të arrestuar: Djali im u detyrua të deklarohej fajtor, hundën e kishte të thyer

Babai i gazetarit të arrestuar: Djali im u detyrua të deklarohej

Babai i gazetarit bjellorus Roman Protashevich, i cili u arrestua në Minsk pasi avioni me të cilin ai udhëtonte u detyrua të ulej në kryeqytetin bjellorus, tha se djali i tij ishte detyruar të fliste pjesë në një video të postuar në internet të hënën.

Babai ka thënë gjithashtu se djali i tij është shfaqur me hundën e thyer.

Gazetari, i cili jetonte së fundmi në Lituani dhe partnerja i tij Sofia Sapega janë arrestuar pasi Bjellorusia dërgoi një avion luftarak për të detyruar avionin Ryanair në Vilnius të dielën të zbriste në Minsk.

26-vjeçari Protashevich, në videon e postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram ka pranuar se ai fshihej pas protestave masive të opozitës në kryeqytetin bjellorus vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas babait të Dmitry Protashevich, djali i tij mund të jetë detyruar të deklarojë ato fjalë në video.

“Është e mundur që hunda e tij të jetë thyer, sepse forma ishte ndryshe dhe duket se ka shumë pluhur mbi të. E gjithë ana e majtë e fytyrës së tij kishte pluhur,” i tha Dmitry Protashevich, Reuters nga Wroclaw, Poloni, ku ai jeton me gruan e tij.

“Këto nuk janë fjalët e tij, kjo nuk është mënyra se si ai flet. Ai duket shumë i ndrojtur dhe mund të shihet se është nervoz.

Dhe këto nuk janë cigare të tija në tryezë, ai nuk i pi. Kështu që mendoj se e kanë detyruar,” shtoi ai. Dmitry Protashevich vuri në dukje: “Djali im nuk mund të pranojë se ai nxiti mosbindje masive thjesht sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë, Ministria e brendshme e Bjellorusisë thotë se Protashevich po mbahet në një burg në Minsk dhe ka mohuar çdo problem shëndetësor.

27 udhëheqësit e BE kërkuan të hënën lirimin e menjëhershëm të disidentit si dhe partneres së tij, ndërsa ranë dakord të vendosnin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe duke u kërkuar kompanive ajrore të shmangin hapësirën e saj ajrore. Në të njëjtën kohë, ata ndaluan kompanitë bjelloruse të fluturonin në hapësirën ajrore të BE.