AKTUALITET, 20 Mars 2018, 15:00

Avokati i Fran Frrokajt: Arresti me burg, nxitim i gjykatës, por reflektoi

Adrian Leka, avokati i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, u shpreh sot për mediat se masa e arrestit me burg që u dha në fillim ishte sipas tij “nxitim i gjykatës e cila më pas reflektoi”.

“Nuk ka prova që e implikojnë kreun e bashkisë, pasi njësia vendore nuk shpërndan tapi. Do ta apelojmë vendimin në gjykatën e Apelit në Shkodër pasi jemi të bindur për pafajsi.

Nuk mendoj se prokuroria ka vepruar politikisht, por përshpejtimi për arrestimin e tij pa marrë më parë në pyetje, lë shumë për të dyshuar”, tha Leka.

Frrokaj se bashku me të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë, arrestuar pak ditë më parë u liruan të hënën nga gjykata me masën e sigurimit “arrest shtëpie”.