AKTUALITET, 26 August 2026, 21:35

I rrethuar nga ‘Shqiponjat’, momenti kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës (VIDEO)

Këto janë pamjet nga momentet kur Ergys Agasi, i rrethuar nga gjashtë efektivë të Policisë, mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë mbërritur edhe agjentët e BKH-së, të cilët do të ekzekutojnë masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

Kujtojmë se Agasi u kap pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Plepave në Durrës, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Durrësit, Forcave Operacionale dhe SPAK-ut.