AKTUALITET, 26 August 2026, 21:48

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës/ Kontrolle të rrepta për armë dhe persona në kërkim

Njësia e Sigurisë Publike, së bashku me agjentët e Policisë së Vlorës dhe Policisë Rrugore, ka blinduar hyrjen e qytetit mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke ushtruar kontrolle të rrepta ndaj automjeteve që hyjnë në Vlorë.

Fokusi kryesor i kontrolleve janë automjetet me xhama të errët, ndërsa po verifikohen edhe personat e shpallur në kërkim, si dhe rastet e armëmbajtjes pa leje.

Forcat e Policisë ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet një e nga një, në kuadër të masave të shtuara për garantimin e sigurisë publike.

Kontrollet po vijojnë në hyrje të qytetit, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë synon identifikimin dhe parandalimin e rasteve që mund të cenojnë sigurinë publike.