TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, duke kërkuar monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndalimit të Agasit pranë vilës së tij, në shoqërinë e Uljan Shpatarakut.
“A ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim”, shprehet Berisha.
Në reagimin e tij, kreu i PD-së vë në pikëpyetje rrethanat e arrestimit dhe shprehet se procesi gjyqësor ndaj Agasit kërkon monitorim ndërkombëtar.
Berisha kërkon që procesi të ndiqet me vëmendje nga ndërkombëtarët, duke e konsideruar këtë të nevojshme për të garantuar transparencën dhe besueshmërinë e procedurave gjyqësore.