AKTUALITET, 30 Dhjetor 2017, 23:50

Avioni ndjek nga ajri gomonen me drogë, policia kap mat tre shqiptarë

Avioni ndjek nga ajri gomonen me drogë, policia kap mat tre shqiptarë

Tre shqiptare jane kapur mat nga policia teksa ishin ne nje gomone qe transportonte droge.

Informacioni i policise

Pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincia di Lecce).

Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.

Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.

Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.

Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.

Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.