TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i zgjedhur me siglën e Partisë Demokratike dhe i larguar prej saj, Mhill Fufi, pas hetimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme, ka rezultuar se nuk ka pasur dënime jashtë të territorit të Shqipërisë.
Më këtë konkluzion të Prokurorisë, ish-deputeti i Kuvendit, Mhill Fufi, nuk rrezikon të shkarkohet nga detyra publike, në të cilën është emëruar muajt e fundit. Mësohet se ish-deputeti është emëruar si drejtori i Transportit Rrugor në Qarkun e Lezhës.
“Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”, thuhet në materialin e Prokurorisë së depozituar në KQZ.