TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi ka arritur të mposht në transfertë ekipin e Veronës, duke fituar me rezultatin 1-3. Goli i parë i takimit është gjetur shpejtë nga ana e Juventusit, teksa Matuidi do të kalonte ekipin e Algerit në avantazh.
Me pjesën e dytë, Verona do të rikthente ekuilibrat për pak kohë, pasi Kaseres do të ndëshkonte ish-ekipin e tij. Në fund, do të kishte vend edhe për rikthimin e Dibalës. Ylli argjentinas ka arritur të shkelqejë, duke shënuar një dopietë personale në këtë takim.
Kampionët e Italisë marrin një tjetër fitore të rëndësishme, duke mos i komplikuar vetes asgjë në fundin e këtij viti. Tashmë Juventusi ndodhet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Napolit të Sarrit.