AKTUALITET, 30 Dhjetor 2017, 22:14

Batutat/ ‘Si shaheni kur zihesh me Monikën? Ja si përgjigjet Meta

Batutat/ ‘Si shaheni kur zihesh me Monikën? Ja si përgjigjet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të Ermal Mamaqit, ndërsa ai ka treguar edhe disa detaje rreth jetës së tij brenda Presidencës por dhe në shtëpinë e tij. Ndonëse u tregua tepër i rezervuar për ambientet brenda Presidencës, Meta u përgjigj me humor pyetjeve të Mamaqit.

PYETJET

Me ujin si jeni në Presidencë?

Është akoma më sekret. Sekretet nuk tregohen. Ato që janë brenda Presidencës nuk tregohen

A ka ujë të ngrohtë në banjo?

Nuk kam vajtur në presidencë për të bërë dush

A ka hekur hekurosje në Presidencë?

Nuk jam i interesuar për këtë çështje. Mbaj një kostum rezervë.

Ka lavastovilje?

Sekret

Kush vjen më vonë dhe kush ikën me vonë në Presidencë?

Duhet të pyesim dezhurnin.

Kush i fik dirktat i fundit?

Rri hapur.

Kush të thërret në emër në Presidencë?

Se kam problem, jam krenar për emrin tim.

A të kanë frikë në Presidencë?

S’kanë frikë.

A të kanë kërkuar lekë borxh në Presidencë?

Akoma jo. Mos ke ndonjë mendje të keqe ti? (Qesh)

A ja di emrin rojës tek dera?

Varet. Se dhe ndërrohen. Është dhe sekret. Pse duhet ta dish ti emrin e rojës? (Qesh)

A ke hequr ndonjë nga puna nga stafi?

Nuk e besoj për arsye se nuk është ky qëllimi dhe s’ka qenë asnjëherë kudo që kam punuar. Këto çështje nuk i drejton presidenti. A ke ndonjë kushëri, krushk, farefis brenda Presidencës?

Jo, por nëse e ke për Erën, ajo nuk është pjesë e organikës.

A të bërtet Monika nëse i lë çorapet në shtëpi?

I vetmi person që mund ta ngrejë pak zërin në shtëpi është Era, ajo është e përmbajtur.

A shaheni me ‘anëtar partie’ kur zihesh me Monën?

Jo themi veç fjalë; zemër, shpirt.