SPORT, 7 Shtator 2020, 23:47

Autori i gafës së golit/ Gjasula: Lituania e egër në çdo top, nuk ishim mirë fizikisht

Autori i gafës së golit/ Gjasula: Lituania e egër në

Jurgen Gjasula e vë theksin te lodhja fizike humbjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë (0-1). Në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News, Klaus Gjasula vlerëson forcën e kundërshtarëve dhe tregon se ku çaloi Shqipëria.

“Lituania ishte fizikisht më e fortë se ne, na e bëri më të vështirë të luanim ndeshjen tonë. Ishin shumë të egër në top dhe luanin një kundër një në gjithë fushën. Nuk gjenim lojtarë të lirë kur kishim topin.

Eufori? Nuk besoi se ndikoi. Lituania tregoi edhe në humbjen ndaj Kazakistanit që nuk është ekip i keq, luajti më mirë. Edhe sonte e treguan që nuk janë ekip i keq. Nuk e arritëm maksimumin tonë sonte.

Pjesën e parë nuk na lanë rehat, nuk na dhanë mundësi të luanim bashkë, prandaj them që nuk ishim mirë fizikisht.

Trajneri gjithmonë e bën taktikën, ka bërë gjithmonë shumë. Lojtarët ishin të lodhur dhe nuk na eci. Doni të thoni që trajneri ka bërë taktikën gabim, apo çfarë?“, deklaron mesfushori i kombëtares.