TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë në humbjen 0-1 me Lituaninë, duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë për RTSH pas ndeshjes, mbrojtësi u shpreh se problem ishte gjendja fizike.
"Nuk krijuam asnjë rast, ata luanin mirë me topin. Problemi është te gjendja fizike, se ne nuk kemi filluar kampionatet. Besoj që kemi faj vetë, se nuk krijuam raste. Nervozizmi? Një karton mund ta kuptoja të parin, të dytin nuk e kuptoj. Arbitri se pse e dha, isha pak nervoz se doja të fitonim ndeshjen. Të shfaqnim temperamentin, duke parë që edhe Bjellorusia kishte fituar.
Ndeshjet e radhës? Shpresoj që do të jemi më mirë, se lojtarët do marrin minuta. Do jemi më gati se tani. Ishte taktikë të rrinim lart, apo ishte gabim qëndrimi në goditjet standarte? Besoj që i kemi provuar këto raste dhe ishte mendim i trajnerit të hynte dhe Mihaj. Më pas gabuam në passim, Mihaj. Ndodhi diçka që nuk e prisnim, por nuk do të ndodhi në ndeshjet e tjera”, u shpreh Hysaj.