TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku nuk arriti të gjejë rrjetën ditën e sotme, me kombëtaren, që humbi ndaj Lituanisë (0-1) dhe na dha një goditje të madhe. Pas ndeshjes për RTSH foli sulmuesi elbasanas, i cili shpreh keqardhje që nuk arriti të shënojë dhe tregon arsyet e disfatës së sotme.
“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por lodhja ndikoi shumë. Nuk kishim atë freskinë e duhur në metrat e fundit. Të shohim përpara për ndeshjet e tjera. Kjo është ajo që trajneri na kërkon.
Reja kërkon që sulmuesat të kthehen edhe mbrapa dhe të luajnë me fytyrë nga porta. Nuk është mënyra ime e të luajturit, por po bëj maksimumin. Do doja të shënoja, ta inagurojë këtë stadium si në Shkodër, por nuk kisha freskinë e duhur, pas dy krosimeve nga Trashi dhe dy tre rasteve të tjera nuk arrita te topi.
Sot nuk pata mbështetje sepse ata e bllokuan shumë mirë mësfushën tonë. Luajtën një kundra një. Nuk na e lanë një mesfushor të na shihte ne sulmuesve dhe të ecte me topin e të na shërbente”, përfundoi Sadiku.