TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsenali duket se e ka seriozisht për mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar dhe sot, “Topçinjtë” e Londrës kanë bërë ofertën e parë. Siç zbulon “GFFN”, një ofertë 35 milion euro dhe një futbollist (me shumë gjasa Matteo Guendouzi), i janë ofruar klubit francez.
Kjo ofertë, është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Lyon, të cilët duan të përfitojnë më shumë.
Matteo Guendouzi është një futbollist që i intereson Lyonit, por oferta 35 milion duhet të rritet.
Mendohet se Arsenali do të bëjë shumë shpejt një ofertë të dytë e të përmirësuar, me “Topçinjtë” dhe trajnerin Mikel Arteta që e duan me çdo kusht mesfushorin e talentuar në “Emirates Stadium”.