SPORT, 7 Shtator 2020, 16:57

Kuman zgjedh sulmuesin e ri, Barcelona gati të ofrojë 25 milionë euro


Barcelona është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro për Memfis Depain, me Ronald Kuman që ka filluar revolucion e tij. Trajneri i ri i katalanasve dëshiron një sulmues që të luajë krah Mesit pasi Suarez është thuajse i larguar.

Depai është i preferuari i Kumanit. Sulmuesi hollandez shënoi 15 gola sezonin e kaluar me Lionin. Kuman e njeh mirë Depain, pasi e ka stërvitur tek kombëtarja e Hollandës.