SPORT, 7 Shtator 2020, 11:55

Tre penallti radhazi të humbura, Deschamps justifikon “makthin” e Griezmann

Tre penallti radhazi të humbura, Deschamps justifikon “makthin”


Antoine Griezmann, ylli i Francës, humbi penallti në sfidën ndaj Suedisë dhe vendosi një rekord shumë negativ, duke u bërë i vetmi që gabon në tre 11-metërsha radhazi. Gjithsesi, trajneri i “Gjelave”, e ka mbrojtur sulmuesin 29-vjeçar.

Deschamps, e justifikoi sulmuesin e Barcelonës, duke thënë: “Nuk do ta ndryshoj gjuajtësin e penalltive vetëm për faktin se Griezmann ka humbur tre radhazi. Nuk mund t’ju them se Griezmann nuk do t’i gjuajë më.

Kjo sepse e di shumë mirë se ai është gjuajtësi më i mirë, por gjithçka mund të justifikohet për faktin se futbollistët nuk janë stërvitur shumë, pas pandemisë. E kam diskutuar dhe me skuadrën dhe nuk ka asnjë problem: Griezmann do të vazhdojë të gjuajë 11-metërshat”, u shpreh trajneri francez.

https://twitter.com/TheSunFootball/status/1302615231466819585?s=20