AKTUALITET, 10 Maj 2021, 14:13

Atentati në Vlorë, në makinë ndodhej dhe një person tjetër, hedhja nga makina në kohën e duhur i shpëtoi jetën

Atentati në Vlorë, në makinë ndodhej dhe një person

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i sotëm i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç.

Fax News raporton se në automjetin “BMW X5” që u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndodhej një person tjetër.

Pasagjeri ka shpëtuar pasi është hedhur nga makina në kohën e duhur dhe është fshehur mes pallateve, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije identiteti i tij.

Mësohet se në drejtim të makinës së tyre është gjuajtur mbi 20 herë me një armë automatike.

40 vjeçari Bledar Birçaj rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve. Prej disa vitesh ai dispononte disa biznese në qytetin e Vlorës.