AKTUALITET, 17 Maj 2020, 19:57

Rudina Hajdari bën diversion: Opozita bëri marrëveshje me Ramën për Teatrin...

Rudina Hajdari bën diversion: Opozita bëri marrëveshje me


Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, ka dashur të rrëmbejë edhe ajo, pak vëmendje nga dita e sotme, me ngjarje dramatike. Hajdari thotë se opozita dhe Edi Rama bënë marrëveshje për shembjen e Teatrit Kombëtar. Me siguri ky informacion do t’i ketë dalë në ëndërr Rudinës, një natë më parë.

Ajo thotë se Rama dhe Veliaj sot u sollën si një bandē e paligjshme, ndërsa opozita bëri pis kauzën e teatrit, duke marrë betejën e qytetarëve.

Reagimi:

“Si të mos mjaftonte stresi që qytetarët po kalojnë nga Covid-19, qeveria vendosi të shtrojë stresin duke shembur me dhūnë teatrin. U shkel ligjin për pushtetin vendor, sepse vendimi nuk kishte hyrë në fuqi.

Është tjetërsuar një trashëgimi kulturore, duke shembur një nga godinat që duhej ruajtur. Ata e quajnë si godinë tallashi, ju kujtoj që Gjermania po ruan kampet e nazizmit. Ajo godinë duhet të ruhej të mos harrojmë se si ka qenë arti shqiptar.

Sot në Teatër është vënë një skenë nga klasa politike teatrale. Teatri sot u prish në marrëveshje të plotë mes tyre. Koha është tani të çlirojmë vendin nga ata. Ju uroj shumë forcë dhe kurajo sepse ne do ia dalim këtij qëllimi”, deklaron Hajdari