AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 22:39

Atentat në mes të Tiranës/ Plagoset Ervis Martinaj, vritet miku i tij i ngushtë/ FOTO

Një i vrarë dhe 2 të plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë sot në ish-Bllok të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e kësaj zone. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Mësohet se një nga të plagosurit është Ervis Martinaj, (në foto) një emër i përmendur edhe më herët për problemet me drejtësinë.

Të njëjtat burime thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ai është akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në Linzë, por edhe në disa raste të tjera. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit.

Dinamika e ngjarjes: 

Viktimë ka mbetur Rigers Gaxha, i plagosur rëndë Laert Hasa, të plagosur lehtë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku, ky i fundit ka marrë vetëm një gërvishje.

Dyshohet se objektivi i këtij atentati ishte Ervis Martinaj, i cili ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa viktima është truproja e tij.

Po ashtu i plagosuri lehtë, Redi Popesku, është pronari i lokalit në “Bllok”, brenda të cilit ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Viktima dhe dy të plagosur kanë qenë bashkë, ndërsa Popesku ka qenë brenda ambienteve të lokalit.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluiar, mendohet se ka përdorur pistoletë, pasi janë gjetur gëzhoja vetëm nga një lloj arme.

Shënjestra e këtij atentati dyshohet se ka qenë Ervis Martinaj, pasi gjatë momentit kur është shtënë me armë, truproja i ka dalë përpara, duke mbetur vetë i vrarë me plumb në kokë.

Reagimi i policisë

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sapo të identifikohen do tua nis gjeneralitetet.