AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 20:53

“Atentat në Durrës djalit të Spartak Brahos”, Policia konfirmon ngjajren: Ka ndodhur

“Atentat në Durrës djalit të Spartak Brahos”, Policia

Ish-kryeministri Sali Berisha në një denoncim në Facebook, shkruante sot se djali i deputeti Spartak Braho, i ka shpëtuar një atentati në Durrës pak ditë më parë.

Ky denocnim ka rezultuar i vërtetë, pasi është konfirmuar dhe nga Policia e Shtetit, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur.

Në një reagim për RTV Ora, Drejtoria e Policisë së Durrësit, konfirmoi se ka pasur një konflikt fizik të Arbër Brahos me dy persona të tjerë, dhe shtojnë se nuk e kanë fshehur ngjarjen, pasi njoftimi është publikuar në faqen e Policisë së Shtetit.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe po vazhdojmë me hetimin e ngjarjes“, tha policia. I biri i Spartak Brahos, Arbër Braho aktualisht është nënkryetar i bashkisë së Durrësit.