TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një status, ku shkruan se djalit të deputetit Spartak Braho, i është bërë një atentat në Durrës në datën 18 Gusht. Sipas Berishës, që nga ajo ditë, djali i Brahos shoqërohet nga policia.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos
Policia fsheh ngjarjen!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!
/TPZ.al/