AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 17:27

Presidenti i Brazilit ‘harron’ Amazonën, Bolsonaro ofendon zonjën e parë të Francës në Facebook

Në një kohë kur Amazona po përjeton djegin më të madhe shekullore, presidenti brazilian gjen kohë për të komentuar dhe ofenduar zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron.

Ndërsa tonet e përplasjes mes Brazilit dhe Francës janë të ngritura për shkak të pozitës shumë të ashpër të Emmanuel Macron për zjarret në Amazon, duket se për ti hedhur benzinë zjarrit, mes konfliktit tashmë është futur dhe Brigitte Macron.

Akti i fundit i mosmarrëveshjes, pas një kërcënimi nga Bolsonaro për tërheqjen e ambasadorit brazilian në Paris, është komentuar në Facebook. Një përdorues i caktuar, Rodrigo Andreaca ka krahasuar një foto të Brigitte Macron dhe një prej zonjave të para braziliane, Michelle 37-vjeçare. “Tani e kuptoni pse Macron e persekuton Bolsonaro?, shkruan presidenti Bolsonaro.

[caption id="attachment_294273" align="alignnone" width="496"]Foto e postuar nga një përdorues në Facebook dhe komenti i Bolsonaros Foto e postuar nga një përdorues në Facebook dhe komenti i Bolsonaros[/caption]

 

Bolsonaro, në një mënyrë iracionale për një kryetar shteti, nuk e injoron komentin por ndërhyn. Dhe ai shkruan: “Mos e poshtëro”. Dhe më pas ai shton shkurtimin «kkkkkkk», i cili nënkupton «shumë qeshje».

Në të njëjtën kohë, Ministri Brazilian i Arsimit Abraham Weintraub i dha Macron një papalë kretine, papnore: “Macron nuk është në gjendje të debatojë mbi Amazon. Ai është thjesht një idiot oportunist, i cili kërkon mbështetjen e lobit bujqësor francez”. /Corriere Della Serra