AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 18:30

Tronditet sërish Maqedonia Veriore? Priten përgjime për “Monstrën”

Tronditet sërish Maqedonia Veriore? Priten përgjime për

Rreth 38 biseda të përgjuara dhe SMS porosi të ndërlidhura me rastin “Monstra”, tanimë janë në duart e Gjykatës.

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, është bërë e ditur se me 5 shtator kur edhe pritet të vazhdoj seanca e radhës do të fillohet me publikimin e “bombave”.

“Në gjykatë do të prezantohen të gjitha materialet që na i ka dorëzuar LSDM-ja, por do t’i publikojmë edhe bisedat që mua mi kanë dërguar”, tha Fatime Fetai.

Fetai ka shtuar se për rastin “Monstra” pritet që të dëshmojë edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.  Në seancën e sotme për rastin “Monstra” u paraqitën dëshmi të reja.