AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 20:43

Aksidentohet fugoni me emigrantë të paligjshëm/ Gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur

Aksidentohet fugoni me emigrantë të paligjshëm/ Gjashtë

Gjashtë klandestinë të paligjshëm kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në Alexandroupolis në Greqi.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30, kur një shofer furgoni që transportonte 18 persona u drejtua drejt Alexandroupolis, por duke parë praninë e oficerëve të policisë u kthye drejt zonës së Delta Evros. Për arsye që ende nuk dihen ai humbi kontrollin e automjetit duke u përmbysur.

Mediat greke raportojnë se 10 të plagosurit janë dërguar në spital, nga të cilët 7 janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me vdekjen.