TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat me lëndë plasëse tritol ka tronditur qendrën e qytetit të Gjirokastrës mbrëmjen e kaluar, duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur një tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur automjeti i llojit “Benz” u hodh në erë me eksploziv gjatë lëvizjes. Drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë brenda në ambulancë gjatë transportimit urgjent drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga shpërthimi i fuqishëm ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri Rigers Mela, i cili sipas burimeve spitalore dhe informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e policisë dhe grupi hetimor kanë ngritur dyshimet e para se objektiv i këtij atentati mafioz mund të ketë qenë ravijëzuar ndaj Rigers Melës.
Pista kryesore e hetuesve lidhet me një ngjarje të mëparshme të regjistruar në vitin 2025, ku Melës i kishin djegur automjetin, një precedent ky që po verifikohet me imtësi nga uniformat e blu për të rënë në gjurmët e autorëve dhe porositësve të këtij sulmi me eksploziv.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti shtetasi B. D., 45 vjeç. Ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Sakaq, pasagjeri shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shpërthimin e një automjeti tip “Benz” në lëvizje, që dyshohet se është shkaktuar nga lëndë plasëse, me pasojë dëmtimin e drejtuesit dhe pasagjerit, ju informojmë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.
Pasagjeri, shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në informacionin paraprak, ai ishte identifikuar me inicialet R. M.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.